Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama konfirmon: Javët e ardhshme mbërrijnë 23 mijë vaksina nga Pfizer, do ngjitemi në klasifikim

Rama konfirmon: Javët e ardhshme mbërrijnë 23 mijë vaksina
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar sasinë prej 23 mijë vaksina nga Pfizer, që do të mbërrijë në vendin tonë gjatë këtij muaji. Ishte ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu që paralajmëroi mbërritjen e këtyre dozave, disa ditë më parë.

Rama thotë se synimi i qeverisë është lehtësimi i sezonin turistik, ndërsa shpreh bindjen se Shqipëria do të ngjitet shumë shpejt në shkallët e larta të klasifikimit në Europë, sa i përket vaksinimit.

Përmes postimit në Facebook, kryeministri thotë se vendi ynë do ta mbpshtë pandeminë më shpejt se vendet e Europës.

Procesi i vaksinimit në Shqipëri nisi javën e dytë të janarit. Sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë janë vaksinuar në total mbi 150 mijë vaksinime, ose mbi 50% të dozave të ardhura deri më tani.

 

Të fundit