Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nesër 'vuloset' shkarkimi i Veliajt, ja kur do mblidhet Këshilli i Ministrave

Nesër 'vuloset' shkarkimi i Veliajt, ja kur do mblidhet

Këshilli i Ministrave do të mblidhet nesër në orën 12:00 ku pritet të vendosë për shkarkimin e Erion Veliajt.

Ditën e djeshme Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi me 50 vota për shkarkimin e Veliajt, ndërsa sot Prefekti i Tiranës i përcolli këtë vendim qeverisë.

Tashmë është qeveria që ka fjalën e fundit për përfundimin e mandatit të kryebashkiakut, ndaj vendimi përfundimtar pritet të merret në mbledhjen e nesërme të Këshillit të Ministrave.

Erion Veliaj ndodhet në masën arrest me burg prej 11 shkurtit të këtij viti, ndërsa SPAK ka ngritur ndaj tij akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Dosja “Veliaj” u dërgua në GJKKO disa ditë më parë dhe tani kryebashkiakut të shkarkuar i duhet të përballet me drejtësinë në një fazën finale dhe vendimtare për fatin e tij.

Të fundit