Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama nuk tërhiqet nga Amnistia Fiskale: Nuk pranojmë paragjykime as nga BE dhe SHBA, e as nga Hëna

Rama nuk tërhiqet nga Amnistia Fiskale: Nuk pranojmë paragjykime as

Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk do të tërhiqet nga miratimi i ligjit të Amnistisë Fiskale.

Në konferencën për mediat, Rama deklaroi se është i vendosur ta çojë para ligjin, pavarësisht kritikave dhe kundërshtimeve që ka marrë nga ekspertët dhe ndërkombëtarët.

“Kemi pasur edhe një konsultë të madhe publike. Jemi të vendosur ta çojmë përpara por duam të ballafaqojmë sa më shumë opinione duke ballafaquar kritikat me faktet. Ky projektligj ka zgjatur gati tre vjet. Paragjykimi se aministia është kushtetuese. Amnistia është kushtetuese e bëjnë vendet e tjera, por kur vjen puna te Shqipëria, nuk e pranojnë. Këtë nuk e pranojmë as nga BE as nga SHBA dhe as nga Hëna”, tha Rama.

I pyetur nëse është ai fajtor për bllokimin e negociatave në vitin 2011, Rama e mohoi duke thënë se ishte një mit i krijuar nga propaganda.

“Po t’i kthehemi historisë ky është një mit që u krijua nga propaganda e kohës. Ne i miratuam të treja ligjet para periudhës së përcaktuar nga KiE dhe nuk e morëm. Statusi i kandidatit erdhi pas një sërë reformash të tjera dhe pasi u larguan ata”, u shpreh Rama.

 

Të fundit