Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama paralajmëron burg për ata që vjedhin ujin

Rama paralajmëron burg për ata që vjedhin ujin

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar heqje lirie për të gjithë personat që vjedhin ujin. 

Gjatë fjalës së tij në prezatimin e reformës së ujit të pijshëm kreu i qeverisë u shpreh se të gjithë ata që vjedhin ujin do të dënohen me burg njësoj si ata që nuk paguajnë energjinë. 

“Vija e kuqe që fatkeqësisht bashkitë se vendosën asnjëherë mes atij që paguan dhe atij që vjedh ujin, ai që paguan ka të gjithë të drejtën pse nuk e merr ujin, ai që e vjedh duhet të penalizohet me heqje lirie siç ndodhi me ata që vjedhin energjinë elektrike, është treguar një përrallë e gjatë që iu hoq liria atyre që nuk paguan energjinë, iu pre energjia, nuk iu hoq energjia.” – tha Rama.

 

Të fundit