Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama paralajmëron ligjin e ri për zyrtarët e korruptuar dhe mesazh socialistëve: Stop qokave dhe ryshfeteve

Rama paralajmëron ligjin e ri për zyrtarët e korruptuar dhe

Kryeministri Rama paralajmëroi ligjin e ri për zyrtarët e korruptuar dhe në mbledhjen me grupin parlamentar të vjetër dhe të ri, tha se nuk do presin që SPAK të merret me këdo.

"Duhet të jetë e qartë për të gjithë ne se kur dikush që e ka në ballë logon e PS ekspozohet nga drejtësia si përfitues i të mirave publike faji është i tij por turpi është i të gjithëve ne nëse nuk e vendosim qartë vijën e kuqe. Kjo skuadër nuk do jetë kurrë mburoja e askujt që cenon qëllimet e PS. Kjo parti nuk mban përgjegjësi pse një individ shkel në flamurin e saj të vlerave dhe parimeve por mban përgjegjësi sa drejtë reagon duke u distancuar nga akti i tij dhe ai vetë kur hyn drejtësia,"- tha Rama.

Kryeministri shqiptar, iu drejtua në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe prerë socialistëve duke iu thënë që duhet të stopojnë qokat, të marrin bakshishe dhe ryshfete:

"Kemi marrë një notë kaluese për qeverisjen përderisa morëm besimin e popullit për të tretën herë, por sa më mirë akoma mund të kishim qeverisur? Sa ka qenë niveli i pranisë sonë si deputet në komunitetet përkatëse dhe sa rol pozitiv ose jo kishte marrëdhënie e komuniteteve me deputetët në votën e 25 prillit? Sa ka ndikuar rezultatin tonë në zgjedhje zgjedhjet e këqija, bakshishet, ryshfetet dhe qokat? Po organizmi i PS sa ka arritur që të pastrohet dhe si do të shpëtojë deri në fund kjo partie nga kjo specie? Sa gjak i ri ka hyrë në organizimin e kësaj partie dhe sa dhe si do ta ripërtërijmë partinë më tej duke shtuar radhët, energjinë dhe peshën e politikës në jetën e saj, frymën e patriotizmit dhe vullnetarizmin në raport me peshën e kërkesës ende shumë shqetësuese për një vend pune në shtet?"

 

Të fundit