Ditari i Maxhorancës

Rama paralajmëron mësuesit e infermierët: Të mbrojnë pozicionin e tyre me votë

Rama paralajmëron mësuesit e infermierët: Të mbrojnë

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar mësuesit dhe infermierët që të mbrojnë pozicionin e tyre të punës me votë dhe të mos përfundojnë në drejtim të paditur. Në një komunikim telefonik gjatë rrugës Leskovik-  Përmet me ministren e Bujqësisë, njëherësh drejtuese politike e qarkut Durrës, Milva Ekonomin, Rama i kërkoi ta informojë për situatën aktuale atje.

“Isha në Krujë dhe situata duket shumë mirë, ka shumë entuziazëm, sidomos tek të rinjtë që kanë hyrë në punë përmes portaleve tona “Mësues për Shqipërinë” dhe “Infermierë për Shqipërinë”, u shpreh Milva Ekonomi.

“Duhet ta mbrojnë pozicionin e tyre me votën në drejtim të paditur përfundon në drejtim të paditur çdo gjë, edhe puna e tyre se e fillojnë prapë ata se nuk dinë gjë tjetër”, tha Rama.

Të fundit