Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: PD duhet të kishte shkuar në djall shumë kohë më parë

Rama: PD duhet të kishte shkuar në djall shumë kohë më

Kryeministri Edi Rama ka prekur herë pas here situatën në PD gjatë fjalës së gjatë që mbajti në Kongresin e PS.

Ai tha se Partia Demokratike ‘duhet të kishte shkuar në djall shumë kohë më parë’ pasi sipas tij vendi meriton një opozitë serioze.

“Nuk duhet ta masim forcën tonë me kundërshtarin inegzistent, unë s’kam asnjë keqardhje, se jemi me njëri-tjetrin dhe nuk na del fjala. Zero! Ajo forcë duhet të kishte shkuar në djall shumë kohë më parë që Shqipëria të kishte opozitë serioze.

Duhet të  jemi të shqetësuar, jo se na mungon opozita, por nuk duhet të bien në kurthin e atij që i mungon forca të luftojë.

Shqipërinë pa PD-në e përfytyroj me kënaqësi, por Shqipëria nuk mund të përfytyrohet pa PS-në”, u shpreh Rama.

 

Të fundit