Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama refuzon heqjen e TVSH-së: E provuam me bukën, tregu i lirë nuk i lëviz çmimet nga urdhrat e qeverisë

Rama refuzon heqjen e TVSH-së: E provuam me bukën, tregu i lirë

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur thirrjeve qytetarëve, të cilët pas rritjes së çmimeve i kanë kërkuar heqjen e TVSH-së për naftën.

Sipas Ramës, ky skenar nuk është zgjidhja pasi u provua me bukën dhe kjo masë nuk u reflektua në çmim.

“Nëse do ishte receta hiq TVSH e taksën, do prisnim të na e sugjeronin nga tribuna, njerëz që nuk i bien lapsit kurrë? Do e kishim bërë, por nuk funksionon kështu. Ne hoqëm para shumë kohësh mbi bukën, rezultati asnjë ulje çmimi se dora e tregut të lirë nuk i lëviz çmimet sipas urdhrave të qeverisë.

Do ju dalim në mbrojtje njerëzve, nuk do rrimë duarkryq. Duhen disa orë për ti vënë gjërat bashkë, duhen planifikuar disa hapa. Brenda 48 orësh do themi konkretisht se cfarë do bëjmë për të adresuar këtë problematikë që e kuptojmë shumë mirë. Unë nuk fle, se për hir të detyrës njoh aq shumë shqiptarë që përballen me vështirësi. Askush nuk më jep mua leksione si jetojnë njerëzit se jetoj me problemet e tyre”, deklaron Rama.


 

Të fundit