Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama sqaron ftesën: I gatshëm të bashkëpunoj se PS fiton zgjedhjet; Basha: S'ka ndryshim pa ikur ti

Rama sqaron ftesën: I gatshëm të bashkëpunoj se PS fiton

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar ftesën e tij për bashkëpunim me kreun e opozitës, Lulzim Basha pas 25 prillit.

Nga Lezha, Rama sqaron se ftesa e tij ka të bëjë me një bashkëpunim me opozitën, pasi sipas tij, PS do i fitojë zgjedhjet. Megjithatë, ai ironizon duke e cilësuar Bashën ‘kukull me kurdisje’.

Luli është si një kukull, një natë e kurdis Saliu, një natë Ilir.  

Unë dje thashë jam i gatshëm të bashkëpunoj me opozitën, se PS do i fitojë zgjedhjet. Por ama nëse e është e mundur të shkojmë përtej kësaj politike. Por ama i thashë kam një kusht të ndahet nga Saliu e Ilir.

Kukulla të ndahet nga çelësi që e kurdis. Luli vrapon të thotë jo se po tha po i heqin baterinë dhe nuk bën më. Është kukull me bateri, është njëherë spiderman dhen njëherë borëbardhë, me 7 xhuxhët që i vijnë nga pas. I fsheh nuk i merr.

Njëri pi raki, tjetri merr borxhe. Megjithatë po e përsëris të bashkëpunojmë. Duan nuk duan ne do ta bëjmë këtë vend, kësaj punë i ka vdekur nëna”, tha Rama.

 

Të fundit