Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: Takova Macron në Bratislavë, prekën me thellësi temat e rajonit

Rama: Takova Macron në Bratislavë, prekën me thellësi temat

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me presidentin francez, Emmanuel Macron në Bratislavë.

Në një postim në Facebook, Rama, pasi ka ndarë disa fotografi në rrjete sociale, shkruan se mes tyre janë prekur disa tema diskutimi.

“Me Presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron, në një takim shumë miqësor, ku u prekën me thellësi temat e rajonit tonë në sfondin e konfliktit në Ukrainë, marrëdhënia e Ballkanit Perëndimor me BE-në dhe nevoja për një qasje të re politiko-ekonomike, si edhe marrëdhëniet bilaterale Francë-Shqipëri”, ka shkruar Rama.

Të fundit