Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama vendos ‘paqe’ me Haradinajn, takim me dyer të mbyllura në Kosovë

Rama vendos ‘paqe’ me Haradinajn, takim me dyer të mbyllura

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj.

Takimi mes tyre është realizuar me dyer të mbyllura, njësoj si takimet me liderët e tjerë në Kosovë. Ky takim vjen në një kohë pas akuzave të ndërsjella mes tyre.

Ishte Rama ai që i përmendi i pari bisedën e fshehtë në zyrën e kancelares gjermane Angela Merkel për fjalorin e papërshtatshëm që Haradinaj sipas Ramës kishte përdorur. Më pas reagimi i Ramush Haradinajt teksa citonte se “ishte përpjekur të mbronte arat nga vëllai i tij (referuar Ramës).”

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë ditore në Kosovë duke iu përgjigjur ftesës së kryeministrit Albin Kurti. Në përfundim të takimit, Kurti dhe Rama mbajtën një konferencë për shtyp ku iu referuan së shumti zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe bashkëpunimit mes dy qeverive

Të fundit