Flash News

Ditari i Maxhorancës

Raporti 'Gazetarët pa Kufij' , Rama: Nuk ka media në rajon që kanë liri si në Shqipëri, s’e luan topi

Raporti 'Gazetarët pa Kufij' , Rama: Nuk ka media në rajon

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të raportit të organizatës Gazetarët pa Kufij në të cilën Shqipëria ka shënuar rënie në Treguesin Botëror të Lirisë së Shtypit. Nga pozicioni i 83 që ishte në 2021, këtë vit Shqipëria renditet e 103-ta nga 180 vende në total.

I pyetur nga mediat pas mbledhjes së Kryesisë, Rama tha se nuk beson asnjë raport tjetër veç atij të BE, teksa shprehet i bindur se në një asnjë vend të Rajonit, media nuk e ka lirinë që ka në Shqipëri.

"Në asnjë vend të rajonit, mediat nuk e kanë lirinë që e kanë në Shqipëri. Për këtë nuk ka raport. Nuk ka top që e luan këtë pavarësisht se çfarë thonë raportet. Nëse dëshironi, mund të nis me raportin e BE ku një grup i tërë njerëzish punon për raportin bazuar në fakte e argumente, jo mbi perceptime e axhenda.

Me të gjithë respektin, por në këto vite leximi kam mësuar të jem selektiv se një pjesë e këtyre raporteve nuk janë të besueshëm. Nuk shoh asnjë shqetësim për situatën e medias në Shqipëri, përveç se çdo ditë shtohen viktimat e abuzimeve, shpifjeve, fabrikimeve, bullizmit ndërsa vitin e kaluar nuk ka pasur asnjë gjyq ndaj asnjë gazetari, nuk ka pasur asnjë gazetar të kërcënuar. Kush bën raportet ka të dhëna të padeklaruara, do i lutesha të vinte në dispozicion këto të dhëna", tha Rama.

Të fundit