Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rikthimi i Berishës në krye të PD, Rama: Parti e katandisur në një objekt keqardhje

Rikthimi i Berishës në krye të PD, Rama: Parti e katandisur

Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën e ish liderit të PD, Sali Berisha për t’u rikthyer në krye të Partisë Demokratike.

Rama nuk preferoi të ndalet gjatë në këtë deklaratë, por tha se PD është katandisur në një objekt keqardhje.

“Nuk kam asnjë koment lidhur me atë që ndodh në fushën e PD, por di të them nëse do të ishin mbledhur humoristët dhe satiristët e të gjithë vendit për të shkruar një pjesë me shumë seri se si PD mund të katandisej në humor të zi, në një objekt keqardhje, kjo është ajo që po ndodh në PD”, tha kryeministri Rama.

 

Të fundit