Flash News

Ditari i Maxhorancës

Sa para erdhën nga turizmi? Rama e pranon: Mbështetëm hotelet me 5 yje, jo ata me bukë me vete

Sa para erdhën nga turizmi? Rama e pranon: Mbështetëm hotelet me

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria në 6 mujorin e pare, ekonomia ka përfituar rreth 1 miliard të ardhura nga turizmi. Teksa po bën një bilanc të sezonit turistik, ai tha se Tirana ka “thithur” një numër të lartë turistësh.

“Sezoni ka qenë surprizues sa i përket fluksit të të ardhurave për ekonominë. Në 6 mujorin e parë kemi kaluar 1 miliard të ardhura në ekonomi nga turizmi, pothuajse dyfishi i vitit të mëparshëm. Flukset e vizitorëve të huaj, deri në gusht, kanë qenë 5.6 milionë turistë.

Është 1.3 milionë më shumë se vitin e kaluar. Sidomos një turizëm që ka sjellë shumë vizitorë në disa qytete, duke filluar nga Tirana. Tirana ka pasur një boom turistësh që kanë preferuar Tiranën dhe qëndrimin në Tiranë. Kjo shikohet jo vetëm nga hotelet që kanë qenë plot, por edhe nga numri i apartamenteve që kanë qenë të marra me qera”, tha Rama.

Ky i fundit pranoi se qeveria ka ndjekur një politikë mbështetëse për strukturat akomoduese me 5 yje, sepse sipas kryeministrit, stimulon ekonominë e vendit.

Rama u shpreh se kjo lloj politike sjellë në Shqipëri turistë që shtojnë të ardhurat e vendit dhe jo domosdoshmërit ata që vijnë me bukë me vete.

“Kemi ndjekur politikë për të stimuluar sipërmarrjet në turizëm për struktura me katër dhe pesë yje. Shpesh herë keqkuptohet që t’u krijohet njerëzve idenë që kjo që bëjmë ne është favorizim i më të pasurve. E kundërta është e vërtetë.

Kjo bëjmë ne me këtë struktura favorizon ekonominë kombëtare dhe rrjetin e shërbimeve apo prodhuesve vendas të të gjithë pjesës së ushqimit që vjen nga ferma shqiptare. Këto janë struktura që sjellin një tjetër lloj turisti nga ai që vjen për të kaluar një ditë apo dy ditë apo nga ai që vjen me bukë me vete. Pra nga ai lloj turisti që rrit ndonjëherë masën por jo të ardhurat në ekonomi”, tha Rama.

 

 

Të fundit