Flash News

Ditari i Maxhorancës

Socialistët e vjetër mesazhe në 30 vjetorin e PS, Fatos Nano: Ta kalojmë stafetën, rrofshi dhe qëllofshi në shenjë

Socialistët e vjetër mesazhe në 30 vjetorin e PS, Fatos Nano: Ta

Kongresi i PS që nisi me himnin kombëtar, vazhdoi me një dokumentar të historisë së partisë dhe vijoi më pas me mesazhet e socialistëve të vjetor në këtë 30 vjetor të krijimit të partisë. Pjesë e socialistëve që dhanë mesazhe ishte edhe Arta Dade, që njihet si kritike e kryeministrit Edi Rama, Namik Dokle, etj.

Mesazhi përmbyllës erdhi nga ish-kryesocialisti Fatos Nano. Ai i ka uruar suksese Ramës dhe socialistëve, duke u ndalur te përmbushja e objektivave. Frymëzuese e cilësoi Nano, fitoren e mandatit të tretë të PS.

"Bashkëmoshatarë, kështu ju quaja vitet e para, në vitet kur e bëmë PS forcë të parë Europiane, progresiste, sot jemi 30 vjeçar me apo pa thinja, në 3 dekada kemi mundur të ruajmë traditat më të mira, të përtërijmë vetveten dhe të ndryshojmë Shqipërinë, prandaj jemi e vetmja forcë politike që mendon globalisht dhe vepron lokalisht, formuam lidershipe të reja.

 Përshëndetje Edi, ta kalojmë stafetën nga etërit të bijtë, natyrshëm jemi infektuar nga sëmundje politike , mandati i tretë frymëmarrje e re ripërtëritëse, jam gëzuar për të arritje të jashtëzakonshme, le të vazhdojmë reformat për ta ngritur vendin në standardet e BE. Ky është misioni ynë historik dhe sfida jonë me kohën dhe vetëveten, askush tjetër nuk e arrin këtë mision. Rrofshi dhe qëllofshi në shenjë”, tha Nano.

Të fundit