Flash News

Ditari i Maxhorancës

Socialistët mbledhin Kongresin më 29 Janar, parashikohen ndryshime në statut

Socialistët mbledhin Kongresin më 29 Janar, parashikohen ndryshime
Foto Ilustruese

Mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste e zhvilluar sot, përveç vendimit për të angazhuar të rinjtë në jetën politike, duke e cilësuar kështu si një ripërtëritje të partisë, vendosi edhe mbajtjen e Kongresit më 29 janar.

Kryeministri Edi Rama, në përfundim të mbledhjes, tha në një deklaratë për mediet se partia do të ketë në fokus ripërtëritjen e partisë me të rinj që do të jenë të aftë të merren më pas me punët e veta.

Mësohet se gjatë mbledhjes, është miratuar projektvendimi për mbledhjen e Kongresit të 29 janarit, si edhe është paraqitur një draft paraprak me propozimet për ndryshimet në statutin e PSSH-së.

Pas propozimeve të dhëna nga anëtarët e Kryesisë, grupi i punës do të zhvillojë në ditët në vijim diskutimet për të hartuar dokumentin përfundimtar, i cili më pas do t’iu jepet për miratim delegatëve të Kongresit.

Gjatë punimeve të Kongresit, paralelisht do të organizohet edhe votëbesimi nga Asambleja Kombëtare Sekretariatin Ekzekutiv të partisë. Ndërsa më 152 janar do të organizohet aktiviteti për 30 vjetorin e Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar.

Të fundit