Flash News

Ditari i Maxhorancës

Spiropali ironizon Kryemadhin, interpreton vargjet e Nolit: Se Luli lebetitet, dridhet Sala edhe Iliri

Spiropali ironizon Kryemadhin, interpreton vargjet e Nolit: Se Luli lebetitet,
Elisa Spiropali

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka ironizuar kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin për "gafën" me vargjet e Fan Nolit.

Në një video të postuar në Facebook, Spiropali ka interpretuar nga makina disa nga vargjet e poezisë ‘Anës lumenjve’ të Fan Nolit.

Ajo ka 'thumbuar' edhe Presidentin Ilir Meta, kryedemokratin Lulzim Basha dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Dhe një zë vëngon nga lumi, më buçet, më zgjon nga gjumi, se mileti po gatitet, se Luli lebetitet. Se pëlcet, kërcet furtuna, fryhet Vjosa, derdhet Buna, skuqet Semani dhe Drini, dridhet Sala edhe Iliri”, thotë Spiropali.

Të fundit