Flash News

Ditari i Maxhorancës

Strehimi i afganëve, Rama për The Guardian: Jam i shkatërruar! E dimë si është diktatura, t’u japim mundësi të marrin frymë

Strehimi i afganëve, Rama për The Guardian: Jam i shkatërruar! E

Talebanët morë në dorëzim Kabulin një ditë më parë, duke depërtuar në pallatin presidencial pas dorëheqjes së presidentit afgan Ashraf Ghani. Mijëra afganë mësynë drej aeroportit ndërkombëtar të Kabulit për tu larguar nga vendi.

Një pjesë e shtetasve afganë të cilëve iu rrezikohet jeta nga sundimi taleban do të strehohen përkohësisht në Kosovë dhe në Shqipëri pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një intervistë për prestigjiozen The Guardian, kryeministri i vendit Edi Rama shprehu solidarizim me dhimbjen e shtetasve afganë dhe tha se strehimi i tyre një situatë të vështirë, është nder dhe detyrë.

"Unë jam i shkatërruar kur shoh njerëz të lënë pas dhe dua t'u jap atyre të paktën mundësinë për të marrë frymë përsëri. Ne e dimë se si është të jetosh nën një diktaturë dhe si është të jesh i huaj që kërkon strehim diku. Bëhet fjalë për ata që jemi; është nder dhe detyrë ta bësh këtë”, u shpreh kryeministri Rama.

Rama tha se nuk mund ta kuptonte "sesi vendet më të pasura mund t'i kthejnë shpinën". "Kjo përplaset me vlerat që ne të gjithë predikojmë," shtoi ai. "Shqipëria nuk mund ta zgjidhë problemin, por ne gjithashtu nuk duam të jemi pjesë e tij."

Rreth 30,000 qytetarë afganë janë larguar nga vendi çdo ditë gjatë 10 ditëve të fundit, shumica e të cilëve udhëtojnë në Iran ose Pakistan me rrugë tokësore.

 

Të fundit