Flash News

Ditari i Maxhorancës

Tensionet në Kosovë/ Vjen reagimi i parë nga qeveria shqiptare, Rama vijon të heshtë

Tensionet në Kosovë/ Vjen reagimi i parë nga qeveria shqiptare,

Ka ardhur reagimi i parë nga qeveria shqiptare për situatën e tensionuar në Kosovë. Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dënon sulmet në veri, ndërsa bën thirrje për heqjen e menjëhershme të barrikadave nga grupet serbe.

“Dënojmë fuqishëm sulmet në veri të Kosovës ndaj EULEX dhe Policisë së Kosovës.

Shqipëria i bashkohet thirrjeve të partnerëve tanë ndërkombëtarë për heqjen e menjëhershme të barrikadave nga grupet serbe në veri. Është e rëndësishme të rivendoset qetësia dhe sundimi i ligjit”, shkruan Xhaçka.

Prej dy ditësh situata në veri të Kosovës është e tensionuar. Gjatë natës së djeshme ka pasur sulme dhe të shtëna me armë. Beogradi ka ashpërsuar tonet, ndërsa Kosova thotë se Serbia po kërcënon me luftë.

Por kryeministri Edi Rama nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me situatën, edhe pse vlerësohet të jetë serioze.

 

Të fundit