Ditari i Maxhorancës

Trazirat në veri të Kosovës, ministria e Jashtme shqiptare dënon sulmet: Serbia duhet të tërheqë forcat e armatosura

Trazirat në veri të Kosovës, ministria e Jashtme shqiptare

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka shprehur shqetësimin e saj për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Ajo ka dënuar sulmet në Zubin Potok dhe Zvecan.

"Asgjë nuk e justifikon përdorimin e dhunës, dëmtimin e pronës publike dhe mungesën e respektit ndaj ligjit. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën thirrje që këta vandalë të sillen para drejtësisë", thuhet në reagimin e ministrisë. 

Kjo e fundit shton se Shqipëria është veçanërisht e shqetësuar për dërgimin e forcave të armatosura serbe pranë kufirit me Kosovën dhe mjetet fluturuese ushtarake të cilët fluturojnë afër dhe sipër hapësirës ajrore të Kosovës, të cilat nxisin individët të provokojnë trazira dhe dhunë, si dhe synojnë destabilizimin e Kosovës.

Ministria e Jashtme i ka bërë thirrje Serbisë të tërheqë forcat e armatosura të dërguara pranë kufirit me Kosovën dhe të punojë për ç’tensionim të menjëhershëm të situatës.

Gjithashtu nxit palët që nisin dialogun, duke theksuar se Shqipëria do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbështetur të gjitha përpjekjet drejt ç’tensionimit të menjëhershëm të situatës.

Të fundit