Flash News

Rajoni

Nga sulmet në Zubin Potok e Deçan te mbledhja e Këshillit të Sigurisë, çfarë ndodhi dje në veri të Kosovës

Nga sulmet në Zubin Potok e Deçan te mbledhja e Këshillit

Të shtunën situata në veri të Kosovës u përshkallëzua. Kjo sjellje erdhi pas vendosjes së reciprocitetit të targave nga qeveria e Kosovës, vendim që u kundërshtua nga serbët, të cilët këto ditë kanë provokuar tensione në kufi.

Prej ditës së hënë, dy pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë, Janirje dhe Bërnjak janë të bllokuara. Barrikadat serbe po e bëjnë të pamundur kalimin e automjeteve dhe qytetarët po detyrohen të kalojnë kufirin në këmbë.

Një ditë më parë u dogj dhe Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok dhe u sulmua Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan. Sipas hetimeve, aty janë hedhur dy bomba dore.

Pas kësaj situate, kryeministri Albin Kurti thirri mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, ku u diskutua mbi veprimet e mëtejshme në funksion të paqes dhe sigurisë, sipas qeverisë së Kosovës.

Për shkak të zhvillimeve në veri, presidentja Vjosa Osmani ndërpreu vizitën e saj në Shtetet e Bashkuara dhe u nis drejt Kosovës. Disa media në Serbi kanë raportuar për lëvizje të tankeve drejt kufirit me Kosovën, por ushtria serbe nuk e ka konfirmuar.

Nga ana tjetër ndërkombëtarët po bëjnë vazhdimisht thirrje që palët të tërhiqen, pasi po rrezikohet seriozisht përshkallëzimi i tensioneve.

Të fundit