Flash News

Ditari i Maxhorancës

Trazirat politike në kampin blu, Balla nuk jep koment: Mos i japim vëmendje kombëtare

Trazirat politike në kampin blu, Balla nuk jep koment: Mos i japim

Situata politike e krijuar në PD, është komentuar edhe nga deputetët e maxhorancës.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në një deklaratë të shkurtër për mediet tha se është një debat i brendshëm politik që nuk duhet t’i jepet vëmendja njëlloj si të ishte një çështje kombëtare.

“Agjenda e brendshme e Partisë Demokratike nuk mund të jetë agjenda e Shqipërisë në një fillim viti me shumë punë. Unë mendoj se debati i brendshëm i një partie politike nuk mund të kthehet në një çështje të vëmendjes kombëtare, pasi Shqipëria ka nevojë për punë. Nuk kam asnjë koment dhe ftoj dhe ju që të keni më shumë vëmendje se çfarë ndodh në dyert e shqupit dhe të keni vëmendjen se çfarë ndodh në dyert e shkollave”, është shprehur Balla.

Të fundit