Flash News

Ditari i Maxhorancës

Tritol shtëpisë së Dukës, PS ‘merr’ në mbrojtje Veliajn: S’duhet politizuar dhe treguar gishti ndaj askujt

Tritol shtëpisë së Dukës, PS ‘merr’ në

Partia Socialiste ka reaguar për herë të parë pas shpërthimit me tritol në banesën e kreut të FSHF-së, Armand Duka, mbrëmjen e djeshme.

Ka qenë kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili është shprehur se ngjarja në fjalë nuk duhet të politizohet, teksa ka mbrojtur kryebashkiakun Erion Veliaj duke e konsideruar reagimin e tij si mbështetës për Dukën.

“Policia dhe prokuroria janë në krye të detyrës. Nuk duhet politizuar dhe treguar gishti ndaj askujt. Reagimi i kolegut tim Erion Veliaj ka qenë shumë mbështetës. Ajo që është e rëndësishme ligji do godasë fort këdo. Shumë shpejt policia dhe prokuroria do të vendosin përpara ligjit për një ndëshkim shembullor të kujtdo që përdor dhunën, aktet terroriste dhe kërcënimet", tha ndër të tjera Balla.

Kujtojmë se shpërthimi me tritol erdhi disa orë pasi FSHF publikoi audio-përgjimin e Veliajt ku bënte presion për procesin zgjedhor në FSHF. Kryebashkiaku i pranoi deklaratat duke e quajtur si një shantazh nga ana e federatës.

Të fundit