Flash News

Ditari i Maxhorancës

Turizmi/ Rama paralajmëron hotelet: Vitin tjetër do paguani çmim reference, kemi 1 mln turistë në shtator

Turizmi/ Rama paralajmëron hotelet: Vitin tjetër do paguani

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka paralajmëruar se strukturat akomoduese vitin e ardhshëm do të kenë një çmim reference sa i takon taksave. Ai theksoi se duke parë trendin aktual, brenda dhjetorit, numri i turisteve mund të kap shifrën 10 milionë.

Ne duam t’ju lehtësojmë maksimalisht , por nga ana tjetër ju duhet të kontribuoni mbrapsht atë që është e shkruar, jo më shumë. Ju mendoni hotelet në bregdet, ju e dini shumë mirë, nuk është sekret, mjafton të bësh disa sondazhe të vogla nëpërmjet drejtorisë së taksave, për të kuptuar se tjetër janë çmimet që deklarohen, tjetër janë çmimet që paguhen.

Tjetër është niveli i okupimit dhe nivelit që deklarohet. Edhe hotelet duhet të përgatiten që do keni çmim referencë, por kaq ti do t’i japësh shtetit. Ne kemi 1.1 milionë turistë në shtator dhe nëse dhjetori do jetë në këtë trend, ne mund të kapim 10 milionë turistë, por me siguri do kalojmë 9.  

Si për shitjen e apartamenteve dhe për dhomat nëpër hotele, nuk shohim asnjë rrugë tjetër, përveçse nuk mund t’ju themi se “jo ne nuk e pranojmë që t’u marrim juve tvsh 6% për këtë shifër që na jepni”. Ne do t’ua marrim këtë 6% se na thotë tregu”, tha ai.

 

Të fundit