Flash News

Ditari i Maxhorancës

U largua nga mbledhja e Komisionit Hetimor, reagon PS: Kryetari injoroi të drejtat e mazhorancës

U largua nga mbledhja e Komisionit Hetimor, reagon PS: Kryetari injoroi të

Partia Socialiste ka reaguar pasi u largua nga mbledhja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Nënkryetari i grupit parlamentar Toni Gogu akuzon kryetarin e komisionit Enkelejd Alibeajn se injoroi të drejtën e maxhorancës për të paraqitur propozimet e neneve të draft-rregullores.

Duke i cilësuar provokime për të nxjerrë komisionin nga përmbushja e funksionit të tij, Gogu thekson se PS nuk do t'i përgjigjet pozitivisht kthimit të hetimit në “foltore”.

Ai shton se PS është e gatshme të rinisë në çdo moment mbledhjen e Komisionit Hetimor. Mbledhja e sotme që dështoi për shkak të debatit PD-PS ishte e dyta e Komisionit Hetimor.

"Në shkelje të ligjit për komisionet hetimore (neni 10/1, 11/1 , 13/2 dhe 24) dhe të rregullores së kuvendit ( neni 25/2 , 34, 38, 49, 50, 51, 71, 75 e në mënyrë të posacme të nenit 76, kryetari i komisionit hetimor zoti Alibeaj, në mënyrë të përsëritur injoroi të drejtën e maxhorancës për të paraqitur propozimet e neneve të draft rregullores  deri në shkeljen flagrante të mos marrjes në konsideratë të rezultatit të votimit.

Provokimit të vazhdueshëm për të nxjerrë komisionin nga udha e ligjshmërisë në përmbushje të  funksionit të tij të hetimit  e për ta kthyer në “foltore” nuk do i përgjigjemi kurrë pozitivisht. Gjithashtu jemi të vendosur të mos lejojmë në asnjë moment në veprimtarinë e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, imponimin e dhunshëm të kulturës së tyre partiake të votimit", thotë Gogu.

 

Të fundit