Flash News

Ditari i Maxhorancës

U pyet për puthjen ndaj Melonit, Rama-Fevziut: Ku dallon se është puthje e fortë

U pyet për puthjen ndaj Melonit, Rama-Fevziut: Ku dallon se është

Kryeministri Edi Rama është pyetur dhe për videon që është bërë virale ku ka përqafuar dhe puthur kryeministren e Italisë Giorgia Meloni në Moldavi, teksa morën pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian.

Në një komunikim online në emisionin “Opinion”, moderator Blendi Fevziu i kërkoi një koment kryeministrit Rama, por ky i fundit zgjodhi të përgjigjej me ironi.

Teksa Blendi i tha se puthja ishte e fortë, Rama i është përgjigjur duke qeshur se është duke u plakur dhe nuk shikon mirë.

Pjesë nga intervista

Rama: Po ku e pe ti për shembull. Si e konstaton në distancë është një puthje e fortë.

Fevziu: Po unë e shoh nuk më kanë lënë sytë akoma.

Rama: Atëherë po plakesh.

 

Të fundit