Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vetëmbytja e nënës me tre fëmijët, Balla nga Shkodra: Gratë dhe vajzat të denoncojnë dhunën

Vetëmbytja e nënës me tre fëmijët, Balla nga Shkodra:

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka apeluar nga Ura e Bunës në Shkodër gratë dhe vajzat që të denonconpjnë dhunën e çdo lloj forme si dhe i bëri thirrje shoqërisë të jetë më e përgjegjshme përballë rasteve të tilla.

Në një deklaratë për mediat nga Ura ku ndodhi tragjedia e 4 majit, ku Alma Arrazi u vetëhodh në lumë me tre fëmijët e saj, duke humbur jetën, Balla tha se policia ka rindërtuar si skenar të kësaj ngjarje. 

Balla: Sa është gjetur dhe trupi i një prej dy fëmijëve të tjerë dhe natyrshëm sipas asaj që policia ka rindërtuar si skenar i kësaj ngjarje tepër të rëndë, dyshohet se dhe trupi i nënës dhe fëmijës tjetër të jetë po në këtë zonë. Kështu që policia, RENEA, forcat kombëtare dhe peshkatarët do të vazhdojnë non stop për të gjetur dy të tjerët.

Është një ngjarje e rëndë dhe duam që nga ky moment i vështirë, tu bëj thirrje grave dhe vajzave ta denoncojnë dhunën.

Ne kemi përgjegjësitë tona si shoqëri, sepse duhet t’i japin më shumë besim grave dhe vajzave të denoncojnë për të shpëtuar nga kalvari i vuajtjeve.

Dhuna me bazë gjinore, dhuna seksuale, dhuna me të cilën çdo vajzë përballet, duhet të them s na duhet një shkëputje nga kjo situatë, sepse në këtë situatë luan rol shoqëria, vëllai, motra. 

Mbase nuk duan ta denoncojmë se mendojnë se çfarë thotë bota, por vijmë në këto raste ku na duhet të rrisim dhe të marrim më shumë përgjegjësi të gjithë si shoqëri. 

Të fundit