Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vrasja e aktivistit të PS në Elbasan, reagon Rama: Dëshpërimi i humbësve nuk do të na bëjë të humbim qetësinë

Vrasja e aktivistit të PS në Elbasan, reagon Rama:

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas ngjarjes ku eksponenti i PS-së Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë me armë zjarri pas një përplasje fizike me eksponentë të Partisë Demokratike në lagjen “5 Maj” në Elbasan.

Nga të shtënat me armë mbetën të plagosur 4 persona mes tyre dhëndri i Xhuvanit, dhe një efektive e policisë të repartit “Shqiponja”, Xhensila Sota.

Sipas Ramës, në një postim në tëitter, “Dëshpërimi i humbësve nuk duhet e nuk do të na bëjë të humbasim as qetësinë, as durimin, as besimin se 25 prilli do të sjellë bashkimin e shqiptarëve për ta ngjitur Shqipërinë në majën e merituar dhe ndëshkimin kuptimplotë të forcave që duan të ribëhen gjarpër rreth këmbëve tona!”.

Më herët, reagoi edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, e cila iu bëri thirrje subjekteve politike, përfshirë edhe presidentin Ilir Meta për vetëpërmbajtje dhe ruajnë qetësinë.

Si ndodhi konflikti

Fillimisht, PD ka sinjalizuar policinë se një automjet pa targa që kishte karta ID të votuesve dhe fletë votimi sipas tyre po shpërndante para.

Më pas Arbër Paplekaj, ish efektiv i RENEA-s pjesë e shtabit të PD në Elbasan ka shkuar për të ndaluar furgonin dhe më pas ka ndodhur konflikti, që degjeneroi deri në vrasjen e Pjerin Xhuvanit, aktivist i PS dhe plagosjen e katër personave të tjerë, mes tyre një police e Shqiponjave.

Të fundit