Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Krimi në Elbasan, Yuri Kim mesazh Metës, Ramës dhe Bashës: Ushtroni vetëpërmbajtje, të refuzohet dhuna
Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pas vrasjes së një personi dhe plagosjen e katër të tjerëve në Elbasan, pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.
Në mesazhin e saj, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim i bën thirrje të drejtpërdrejtë presidentit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha për vetëpërmbajtje, si dhe të bëjnë thirrje që të refuzohet dhuna, kur na ndajnë edhe 4 ditë nga zgjedhjet parlamentare.
Ambasada e SHBA:
Kemi ndjekur raportimet për dhunën në Elbasan sot, e cila përfundoi në vdekjen e një personi dhe plagosjen e të tjerëve. Ne u bëjmë thirrje zyrtarëve të zbatimit të ligjit të hetojnë këtë incident sa më shpejt dhe në mënyrë të plotë, të identifikojnë autorët dhe t'i dënojnë me të gjithë forcën e ligjit. Ata që përfshihen në dhunë të tillë duhet të ndëshkohen.
Ambasadorja Kim i ka kërkuar Presidentit Meta, Kryeministrit Rama dhe Kryetarit të Partisë Demokratike Basha të ushtrojnë vetëpërmbajtje - dhe të udhëheqin në të njëjtën mënyrë - ndërsa çështja është duke u hetuar. Veprimet tona duhet të bazohen në fakte, jo në frikë apo thashetheme.
Kur vetëm disa ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit, ne përsërisim deklaratën tonë të 26 marsit duke bërë thirrje që udhëheqësit - ata që janë në pushtet dhe ata që kërkojnë pushtet - të refuzojnë qartazi dhunën. Ambasada Amerikane do të vazhdojë të monitorojë situatën nga afër.
Kjo është ngjarja më e rëndë që ndodh në këtë fushatë zgjedhore, ku viktimë mbeti Pjerin Xhuvani, 56 vjeç, i njohur si aktivist i PS, ndërsa të plagosur kanë mbetur shtetasit: Elton Budinaku, 31 vjeç, Pavlo Vuksani, 50 vjeç, Emiljano Prenga 38 vjeç, policia Xhensila Sota, 26 vjeç.