Flash News

Ditari i Maxhorancës

Vrasja e të riut nga efektivi, ç’po paralajmëron Rama: Nuk duhet të mbetet pa një reflektim në sistemin e ‘Shqiponjave’

Vrasja e të riut nga efektivi, ç’po paralajmëron Rama:
Klodian Rasha, viktima/ Nevaldo Hajdaraj, polici i 'Shqiponjave

Ndërsa e ka cilësuar protestën të veçantë në llojin

e saj dhe vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë si jo aksidentale, kryeministri Edi Rama duket se po paralajmëron ndryshime në sistemin e organizimit të ‘Shqiponjave’, në të cilën bënte pjesë Nevaldo Hajdaraj.

“Kjo që ndodhi ishte një rrufe në qiell të pastër për shkak të skajshmërisë në ushtrimin brutal të forcës por nuk duhet të mbetet pa një reflektim për të gjithë sistemin e organizimit të Shqiponjave.

Nuk është nevoja të ndodhë prapë. Nuk është nevoja të jetë kaq ekstreme, por duhet të vlejë për të analizuar në të gjitha nivelet teknike dhe profesionale edhe në aspektin e motivimit psikologjik, shkallë e gatishmërisë së trupave që janë në këtë zinxhir.

Kemi bërë shumë për të larguar gjithmonë e më shumë efektivin e policisë në rrugë nga lidhja me korrupsionin. Por nuk duhet të gënjejë mendja askënd që kjo është një betejë e fituar. Është një betejë që vazhdon.

 Është një përjashtim që nuk është i pandjeshëm për qytetarët. Janë më shumë se 1 apo dy raste. Si ka edhe shqetësime për nivelet drejtuese në territor. Këto duhen parë me vëmendje sepse nuk e kthejmë dot më në jetë Klodianin sikur ne bashkë të jemi të gatshëm të japim edhe jetën tonë”, u shpreh kryeministri.



Të fundit