Flash News

Ditari i Opozitës

“Terrorizëm politik”, Boçi për deklaratat e Ramës: Dikur dilte si qaraman, sot hedh baltë vetë

“Terrorizëm politik”, Boçi për deklaratat e

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për ndalimin e financimeve nëse votohen kandidatët. I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, në News 24, ai tha se këto deklarata janë terrorizëm politik dhe nëse kryeministri vijon me këtë tendencë, do të përgjigjet në rrugë të tjera ligjore.

"Si ka mundësi që një kryeministër që merr votën siç pretendohet bën deklarata të tilla që nuk do mbështesë bashkitë. Dikush tha që është terrorizëm politik, nuk mund të përdoret ky fjalor. Terrorizmi politik në vend aplikohet në disa forma, ka kërcënime për fondet, mënyra e sjelljes me administratën, etj."

"Kryeministri ka detyrim ligjor që pjesën e taksave të qytetarëve t’ua kthejë në formë grantesh. Pjesa tjetër është performanca e bashkisë. Kryeministri bën autogolin e vetë me këtë deklaratë."

"Nuk ka logjikë politike e nuk ka moral njerëzor. Nëse vazhdon me fjalorin e tij normal ka dhe rrugë ligjore. Nuk është në kulturën time politike dhe etike që të kthehem në të njëjtën formë për deklaratat e këtij kryeministri."

"Ishte ky kryeministër që dilte si qaraman në vitin 2013 dhe thoshte se ndaj tij është hedhur aq baltë sa familjarët e tij janë fshehur dhe më është dhimbsur me të vërtetë. Më vjen keq që është po ky që këtë pasojë të tijën për baltën e shndërron dhe bëhet në rolin e hedhësit të baltës."

"Vërtet jemi politikanë, por edhe unë kam familjen dhe integritetin tim. Kjo është fazë e degradimit të tij të plotë. Ai që kërcënon shqiptarët se nuk do i financojë ka marrë fund, rrëzimi i tij do jetë pa kthim”, u shpreh ai.

 

Të fundit