Flash News

Ditari i Opozitës

3 viktima në 2 ditë, Baçi ironizon Ballën: Ka filluar të bëjë edhe drejtorin e Policisë

3 viktima në 2 ditë, Baçi ironizon Ballën: Ka filluar

Deputeti demokrat Luan Baçi ka ironizuar Ministrin e Brendshëm, Taulant Balla sa i takon situatës kriminale në vend.
Në dy ditët e fundit janë shënuar tre viktima me armë zjarri dhe për këtë Baçi tha në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News”se tashmë propaganda e ministrit të ri të Brendshëm Taulant Balla, nuk ka më vlerë.

 “Zoti Balla në fakt ka filluar të bëjë drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, pasi ky i fundit nuk po duket në asnjë vend.

Ministrat në këtë vend shkojnë edhe kur bie një zjarr, ndërsa kur bëhet fjalë për këto ngjarje të rënda nuk flasin dhe nuk duken askund. Dhe këto ngjarje dhe ky nivel i lartë i krimit në vend është një tregues që de facto kjo qeveri ka rënë, por qëndron në pushtet edhe për faj të opozitës ndoshta”, theksoi deputeti demokrat.

 

 

Të fundit