Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha i hapur për fraksione në PD: Kush është i aftë, është i mirëpritur. Duam flukse dhe s’kemi frikë nga liria

Berisha i hapur për fraksione në PD: Kush është i aftë,

Ish kryeministri Sali Berisha deklaron nga Kukësi se kushdo që është i aftë të krijojë fraksione në PD, është i mirëpritur.

Sipas Berishës, fraksionet kanë rregullat e tyre dhe se demokratët e vërtetë nuk kanë frikë nga liria.

Gazetarët pyesin, çfarë do bëjë foltorja? A do lerë PD fraksione? Kushdo i aftë të krijojë fraksionin është i mirëpritur, s’kemi frikë nga liria. Duam flukse. Fraksionet kanë rregullat e tyre. Kush të dojë t’i krijojë sipas rregullit.

Do e bëjmë PD shumë më demokratike. Do ta lartësojmë në nivelet e idealeve tona”, tha Berisha, teksa u ka bërë thirrje delegatëve që të vijojnë të firmosin formularët për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

“Dua të përshëndes delegatët që kanë firmosur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Asi Kuvend do rikthejë në këtë forcë forcën që ka liria, shpirti i lirisë së shqiptarëve, ndaj ju ftoj ta firmosni formularin e të mblidhemi në kuvendin tonë për vendimet më të mira për të ngritur PD në këmbë”, tha Berisha.

 

Të fundit