Flash News

Ditari i Opozitës

Alibeaj-Ramës: Bëhu burrë dhe fol për “non gratat” e tua se i ke me shumicë

Alibeaj-Ramës: Bëhu burrë dhe fol për “non

Deputetët e PD-së i kanë kërkuar kreut të qeverisë, Edi Rama të flaës për arrestimin e Agim Kajmakut.

Pas Jorida Tabakut, Enkelejd Alibeaj i është drejtuar Ramës, dukei thënë se personi që u kap në Durrës për 45.5 kg kokainë ishte njeriu i tij, ndërsa i kërkoi kryeministrit që të bëhej burrë dhe të fliste për “non-gratat” që ka në grupin e tij parlamentar.

“Mos i bërtit kryetares së Kuvendit tani që të tregoi rregullat, sepse respektoi më së fundi rregullin edhe për ty dhe kjo është një gjë e mirë. Prapë nuk ktheve përgjigje për Kajmakun. Ne me domatet do merremi, me ata katunarët tanë, ti merresh me tjerat.

Edhe sot u kapën 45.5 kg kokainë e njeriut tënd. Si ishte ajo puna me ‘non gratat’, bëhu burrë njëherë, fol për ‘non gratat’e tua, i ke me shumicë në grupin tënd”, tha Alibeaj.

 

Të fundit