Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu për gazetarin italian: Pasi rrëzoi perden mavi të ngritur nga narkoqeveria, u kërcënua nga krimi

Balliu për gazetarin italian: Pasi rrëzoi perden mavi të ngritur

Pasi rrëzoi perden mavi te ngritur nga narkoqeveria, kërcënohet nga krimi i lidhur me qeverinë”, kështu është shprehur shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, duke iu referuar kërcënimeve që iu bënë gazetarit italian Sigfrido Ranucci.

Balliu shkruan se kur narkopushteti arrin të kërcënojë dhe gazetarët e televizionit shtetëror Italian, sepse denoncojnë aferat e tyre, mendoni çfarë ndodh në Shqipëri.

Më tej ai ka bërë thirrje që të bashkohemi kundra qeverisë që po thellon krizën e çdo familjeje Shqiptare duke i dhënë prioritet krimit dhe jo qytetarit te ndershëm.

POSTIMI I PLOTE

Gazetari Zigfrido Ranucci, pasi rrëzoi perden mavi te ngritur nga narkoqeveria, në funksion të verbimit të realitetit të dhimbshëm të Shqipërisë.

Kërcenohet nga krimi i lidhur me qeverinë.

Kur narkopushteti arrinë të kercënojë dhe gazetarët e televizionit shtetëror Italian, sepse denononcojnë aferat e tyre, mendoni cfarë ndodh në Shqiperi.

Te bashkohemi kunder qeverisë qe po thellon krizën e cdo familjeje Shqiptare duke i dhënë prioritet krimit dhe jo qytetarit te ndershëm.

Të fundit