Flash News

Ditari i Opozitës

Bardhi fton PS-në që të përcaktojë numëruesit në Elbasan: Procesi të nisë sa më parë dhe të jetë i qetë

Bardhi fton PS-në që të përcaktojë numëruesit
Gazmend Bardhi

Pas drejtuesit të PS në qarkun e Elbasanit, një deklaratë për mediat ka dhënë dhe ai i PD, Gazmend Bardhi. Ky i fundit ka kërkuar që të nisë sa më shpejtë procesi i numërimit të votave. Bardhi i ka bërë thirrje PS-së që të përcaktojë numëruesit, duke apeluar për një proces të qetë.

Ndërsa ka falenderuar qytetarët e këtij qarku, Bardhi nuk ka dashur të komentojë deklaratën e kundërshtarit të tij politik, duke e quajtur humbës. Më herët Taulant Balla foli për një fitore historike të PS-së në Elbasan.

“Të nisim sa më parë procesin e numërimit. Të jetë proces i qetë dhe korrekt, ftoj komisionerët. Të jeni të sigurt se çdo qytetar i Elbasanit ka ndezur një dritë të re shprese për familjet dhe shtëpitë e tyre. Unë nuk komentoj deklaratat e humbësve.

Unë jam këtu për t’i dhënë një mesazh të qartë falënderimi çdo qytetari të Elbasani dhe të gjithë bashkive të këtij qarku. Faleminderit që besuar tek projekti ynë. Që u bëtë pjesë e ndryshimit, për të cilin Shqipëria ka pasur nevojë. Unë sapo bëra thirrje që të nis procesi i numërimit, për të nisur sa më parë një proces model korrekt. Ftoj PS-në që të përcaktojë numëruesit dhe të ketë besim tek ta. Le të nisim një projekt të qetë. Kjo e sotmja është një fitore e madhe për Shqipërinë dhe Elbasanit”, tha Bardhi.

 

Të fundit