Flash News

Ditari i Opozitës

Basha akuza kryeprokurores së Tiranës: Ikonë e krimit dhe korrupsionit, kur e denoncova kërcitën telefonatat

Basha akuza kryeprokurores së Tiranës: Ikonë e krimit dhe

Kreu i PD, Lulzim Basha e ka cilësuar kryeprokuroren e Tiranës, Elisabeta Imerajnjë  ikonë të krimit dhe korrupsionit.

I ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ Basha tha se e KPK nuk pati guxim ta shkarkonte pasi drejtësia në Shqipëri është e kapur, madje sipas tij kur e denoncoi këtë fakt, ‘kërcitën’ telefonatat dhe asnjë media nuk e mbulonte.

“ Javën e kaluar përfaqësuesi ndërkombëtar i kërkoi shkarkimin Komisionit të kryeprokurores së Tiranës, ikonë e korrupsionit e të krimit, dhe Komisioni nuk pati guximin. Kur e denoncova këtë, kërcitën telefonatat, dhe prapë asnjë media nuk e mbulonte këtë.

Kryeprokurorja e Tiranës është ikonë e korrupsionit dhe krimit. Ka shumë hapësirë për të përmirësuar këtë. Partnerët, me gjithë investimet që kanë bërë të mos vdesë. Por të dalë nga koma e të japë rezultatin.

Vulën ja vuri Misioni Ndërkombëtar i Vëzhgimit. Mos bëjmë sikur nuk e dimë këtë. Unë do mbaj duart larg nga drejtësia.’’ –tha Basha.

Të fundit