Flash News

Ditari i Opozitës

Basha denoncon ish-zv,drejtorin e policisë: Kërcënon me telefon deputetët. Reagon Kuliçi: Shpifje!

Basha denoncon ish-zv,drejtorin e policisë: Kërcënon me telefon

Kryedemokrati Lulzim Basha ka hedhur akuza ndaj ish zv/drejtorit të Policisë së Shtetit Agron Kuliçaj se ka kërcënuar në telefon deputetët për të mos marrë pjesë në Këshillin Kombëtar të 18 Dhjetorit.

Ku e gjejnë guximin të kërcënojnë. Ku e gjen Agron Kulici ta bëjë këtë. E të tjerë horra e banditë. Ku e gjen guximin Suel Çela? Nëse na ka bërë një nder Berisha është se i ka marrë me vete dhe na ka pastruar nga këta. I kemi të dokumentuara këto. Këta kanë probleme. Çfarë frike kishte dje që i çonte sms , apo që deklaronte që diktatori i Basha detyron të votojnë kundër. Ai e di që është pakicë absolute. Është i vetëm dhe është i vetmi njeri që ka frikë nga 18 dhjetori. Është paguar gjithë ky proces me para të dyshimta. Kur u bë arena e hajnisë në arena e lirisë. Kush i tha arena e hajnisë unë apo Saliu. Sigurisht unë e kam denoncuar. E dini ju sa kushtonte e gjithë ajo regjizure.

Ai e di mirë që shumica e demokratëve kanë qëndruar të heshtur. Ne duhet t’i tregojmë shqiptarëve që jemi të gatshëm, të pastruar nga barra e së shkuar, e zyrtarëve të korruptuar. E di se shumica është me PD dhe jo me organizatën e tij anti-amerikane. Hallin e tij me SHBA nuk do ta marrë përsipër PD. Ai nuk di ç’të bëjë. Nuk e ndihmoj më dot dhe t’ju them edhe një gjë tjetër as nuk dua të ndihmojë më dot pas 16 vitesh”, ka thënë Basha.

Nga ana tjetër, ka ardhur reagimi i Kuliçit, i cili i ka cilësuar akuzat e Bashës si shpifje.

“Hedh poshtë me neveri shpifjet dhe trillimet rreth personit tim nga deputeti Basha. As kam kërcënuar e as komunikuar me asnjë deputet, dhe ftoj cdo deputet të bëjë publike komunikimet. Mbas 8 vitesh në opozitë Basha ka humbur besimin e demokratëve. Përdorimi i emrit tim as nuk e ndihmon e as nuk e shpëton politikisht.”- shprehet Kuliçi.

 

Të fundit