Flash News

Ditari i Opozitës

Basha ia bën të qartë demokratëve: Ose do jemi parti e pranueshme nga Perëndimi, ose ‘non-grata’

Basha ia bën të qartë demokratëve: Ose do jemi parti e

Vijon mbledhja e Lulzim Bashës me krerët e 71 degëve të Partisë Demokratike. Mësohet se Basha iu ka bërë me dije demokratëve, se partia ka vetëm dy zgjidhe: ose të bëhet një parti e pranueshme për Bashkimin Evropian, ose të jetë ‘non-grata’, duke nënkuptuar kështu ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Kemi përgjegjësinë historike, përpara demokratëve dhe shqiptarëve, që të mos lejojmë që partia që në 1992 erdhi në pushtet në partneritet të ngusht me Shtetet e Bashkuara, që ndërtoi lidhjet më të forta me partnerët perëndimorë, të mos përfundojë non grata. Ky është thelbi që disa përpiqen të fshehin nga gjithë kjo histori, si nga ata që e shfrytëzojnë këtë moment për interesa personale, por edhe nga ata që duan të dëmtojnë Partinë Demokratike. Prandaj të jetë e qartë për të gjithë, ose ne do të jemi një parti e pranueshme për Perëndimin dhe Shtetet e Bashkuara, mikun tonë të madh, ose do të jemi një parti non-grata. Nuk ka zgjidhje tjetër dhe kushdo me mend në kokë e kupton që është ekzaktësisht kështu”, theksoi Basha.

Të fundit