Flash News

Ditari i Opozitës

Basha paralajmëron Berishën: Jo struktura paralele! Asnjë anëtar s’është mbi statut dhe as mbi të tjerët

Basha paralajmëron Berishën: Jo struktura paralele! Asnjë

Në takim me krerët e 71 degëve të Partisë Demokratike, kreu i opozitës Lulzim Basha i ka adresuar edhe një mesazh ish-kryeministri Sali Berisha.

Basha ka paralajmëruar Berishën, të mos planifikojë të ngrejë asnjë strukturë paralele, në të kundërt do t’i përgjigjet ish-liderit me statut. Kryedemokrati ka theksuar në takime Berisha nuk njeh asnjë institucione të PD-së dhe asgjë legjitime.

“Vota e kryesisë i dha përgjigje kujtdo  që dyshonte në procedurat demokratike në parti. Basha tha se më 18 dhjetor mbahet Kuvendi Kombëtar i PD dhe nga ky kuvend ne dalim te bashkuar, partner të palëkundur të SHBA dhe BE. Do të bëjë Sali Berisha miting me 11 dhjetor? Apo mendon se do te ngrejë struktura paralele? Ka thënë që nuk e njeh Kuvendin e datës 18 si Kuvend legjitim. E kuptoj, asgjë legjitime nuk njeh Sali Berisha. Sepse qëllimi është ilegaliteti, bunkerizimi, destabilizimi i PD. Por veprimet ilegjitime, tentativa për bunkerizim, dëmtimi i interesave elektorale dhe politike te PD, e kane përgjigjen në statut. Dhe do ta zbatoj Statutin ndaj kujtdo. Kush shkel vendimin e Kryesisë së Partisë, fatin e ka të caktuar nga Statuti i Partisë, përfshirë këtu edhe Sali Berishen. Boll eshtë boll. Asnjë anëtar nuk është mbi Statutin dhe nuk është mbi të tjerët”, u shpreh Basha.

Të fundit