Flash News

Ditari i Opozitës

Basha revoltohet kur pyetet për takimin me Ballën: Teatër politik, nuk ka video

Basha revoltohet kur pyetet për takimin me Ballën: Teatër

Lulzim Basha ka shpërthyer në revolt dhe akuza kur u pyet për video-n e takimit mes tij dhe Lulzim Bashës.

Basha tha se nuk ka asnjë video të tillë dhe se e gjitha është një teatër politik. Ai sulmoi gazetarët duke i akuzuar se kanë dezinformuar.

Ai akuzoi se me Ballën takohen oligarkët që sipas tij janë kryeministri Rama dhe kryedemokrati Berisha.

“Unë nuk kam pasur asnjëherë takim me Taulant Ballën. Me Taulant Ballën takohen Oligarkët Berisha dhe Rama.

Ata janë bashkë dhe faktet provojnë qartë se edhe sot që ne flasim edhe një javë pas zgjedhjeve kanë vazhduar favoret me tendera ndërtimi për ortakët e heshur dhe të hapur të trekëndëshit të Bermudës, që do të thotë se kemi të bëjmë me një sistem i cili natën ndan favore dhe tendera e ditën bëjnë sikur zihen.

Ky është teatri politik që ka marrë më qafë Shqipërinë. Nuk ka asnjë video takimi mes meje dhe Ballës, është dizinformim”, tha Basha.

 

Të fundit