Flash News

Ditari i Opozitës

Basha si kandidat për President, Berisha: A ka mundësi të mos bëni shaka?

Basha si kandidat për President, Berisha: A ka mundësi të mos

Ish-kryeministri Sali Berisha është i bindur se Lulzim Basha nuk mund të jetë emri i Presidentit të ri të vendit.

I pyetur nga mediet, pas përfundimit të mbledhjes së ‘Rithemelimit’, nëse do ta votonte Bashën si kryetar, Berisha ironizoi duke e quajtur atë një shaka.

“A ka mundësi të mos bëni shaka? Ai e përgënjeshtroi këtë gjë dhe mos të merremi me gjëra të tilla”, tha Berisha.

Teksa foli për diskutimet në mbledhjen e komisionit, Berisha tha se në fokus kanë qenë zgjedhjet për krerët e degëve, duke nënvizuar se tashmë janë marrë listave viteve të kaluara dhe do t’i dorëzohen Kryesive të degëve.

“U diskutua gjerësisht për listat me të cilat do të votohet. Disponohet lista të vitit 2019, të qershorit të vitit 2021 dhe të referendumit të 18 dhjetorit 2022. Lista do t’iu dërgohet kryesive të PD, të cilat do të jenë ato që do japin listën përfundimtare me të cilën do të votojnë anëtarët e PD”, tha Berisha. 

Të fundit