Flash News

Ditari i Opozitës

‘Bashkëpunim pas 25 prillit’, Basha i përgjigjet Ramës: Nuk do jesh kurrë pjesë e qeverisjes sonë. Koha jote ka mbaruar

‘Bashkëpunim pas 25 prillit’, Basha i përgjigjet

Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili në një intervistë televizive tha se pas 25 prillit e fton në bashkëpunim me kusht që të ndahet nga Ilir Meta dhe ish kryeministrit Sali Berisha.

Në një status në twitter, Basha e hedh poshtë ne menyre kategorike mundësinë e një bashkëqeverisje mes tyre.

Në 25 prill shqiptarët do votojnë numrin 9 për ta larguar Ramën dhe ai nuk do jetë kurrë pjesë e qeverisjes sonë. Koha e tij ka mbaruar. Ne do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do fitojë”, shkruan Basha.

 

Të fundit