Flash News

Ditari i Opozitës

Bashkëpunon me Qifen, Doshin dhe Suel Çelën? Berisha i përgjigjet akuzave të Bashës: Gënjeshtra!

Bashkëpunon me Qifen, Doshin dhe Suel Çelën? Berisha i

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha për bashkëpunim me Aqif Rakipin, Tom Doshin dhe Suel Çelën.

Nga konferencë për shtyp, Berisha mohoi akuzat, duke deklaruar se gjithçka është veçse nju gënjeshtër e Bashës.

“Lul Basha ose peng Basha nuk di gjë tjetër veçse të gënjejë. Gënjeshtra e radhës. Duhet të jeni të vetëdijshëm se ai që gënjen të titë, nuk le njeri pa gënjyer dhe unë e kam thënë: nuk kam gjetur një demokrat që ka thënë se s’më ka gënjyer Basha“, deklarroi Berisha.

I pyetur se pse i ka munguar kaq gjatë Kuvendit,Berisha tha se i është përkushtuar më shumë thirrjes së Kuvendit, teksa pohoi se shumë shpejt do të jetë i pranishëm.

“Kam munguar. Do të shkoj pa asnjë diskutim. Por jam përqëndruar totalisht në këtë mrekulli shqiptare e cila më ka mahnitur dhe tërhequr me të gjithë qenien time. Por kjo nduk do të thotë që nuk do shkoj në Parlament”, tha Berisha.

Të fundit