Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Alibeaj dhe Bardhi, vegla të Ramës. Trillimet e Gaz Bashës janë njësoj si të Lulit

Berisha: Alibeaj dhe Bardhi, vegla të Ramës. Trillimet e Gaz

Kryedemokrati Sali Berisha i është drejtuar në konferencën e tij të përjavshme edhe Enkelejd Alibeajt dhe Gazment Bardhit.

Berisha tha se si Bardhi ashtu edhe Alibeaj, janë vegla të Ramës dhe se po i shërbejnë lojës së tij të neveritshme dhe që marrin përsipër të shfrytëzohen nga ai.

“Veglat e Edi Ramës janë në shërbim të Ramës . Siç bënë lojën e neveritshme të presidentit në funksion të imazhit të tij dhe Ramës, marrin përsipër që të keq shfrytëzohen për komisione te reformave të Ramës. Ne do të bashkohemi me ata të cilët janë për të shpëtuar Shqipërinë nga ky regjim monist, i bazuar në krimin, drogën”, tha Berisha.

Kryedemokrati iu përgjigj edhe akuzave të Gazment Bardhit, i cili tha dje në Kuvend se Berisha kishte urdhëruar demokratët të mos firmosnin ngritjen e komisionit për Investimet Strategjike.

Teksa i quajti trillime, Berisha tha se janë të njëjtat gënjeshtra që dikur përdorte edhe Lulzim Basha.

“Të besosh trillimet e Gazment Bashës është sikur të besosh Lulzim Bashën. Njësoj! Nuk bllokojmë ne, por mund t’ju them se Ali Basha dhe Gaz Basha po i shërbejnë me besnikëri të neveritshme Ramës. Mbajeni mend këtë që ju them. S’do jetë e largët dita kur të kuptohet qëllimi i këtyre”, u shpreh Berisha.

Të fundit