Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha-Bardhi në takimin me dyer të mbyllura: Gjetëm vullnetin për të kapërcyer problemet, të dalim me axhendë të përbashkët

Berisha-Bardhi në takimin me dyer të mbyllura: Gjetëm vullnetin

Zbardhet një pjesë nga diskutimi në mbledhjen me dyer të mbyllura të pjesës dërrmuese të deputetëve të PD, tryezë e thirrur nga Gazment Bardhi.

Politiko.al ka zbardhur propozimin e kreut të PD, Sali Berisha që pas hapit të sotëm, tashmë demokratët të dalin me një axhendë të përbashkët.

Sipas Berishës, PD është përballur këto dy dite me probleme, por tryeza e sotme do të thotë se demokratët kanë gjetur vullnetin për t’i kapërcyer ato.

Berisha: Ky është një proces i cili duhet të ecë në mënyrën më të sigurt dhe më të natyrshme. Të gjithë ne jemi të mandatuar të PD dhe aleatët tanë kanë partitë e tyre por janë të kësaj liste, ndaj ajo që presin qytetarët opozitarë është një axhendë e përbashkët.

Të përzgjedhim dhe t’u qëndrojmë cështjeve që janë rënë dakord se ka patur një përgatitje. Kjo është një taktikë që do cojë në realizimin e qëllimeve të drejta.

Kemi probleme për ti kapërcyer, edhe ato do i kapërcejmë. Ky takim do të thotë se kemi vullnetin për ti kaluar.

Bardhi: Sa kohë kemi kapërcyer ceshtjet politike dhe procedurale mund të kapërcehen. Sot askush nuk e vë në dyshim që në këtë sallë janë mbledhur deputetët e PD dhe opozitës dhe mesazhi që përcjellim është që jemi mbledhur të gjithë bashkë.

Të fundit

13 Qershor 2026, 15:00