Flash News

Ditari i Opozitës

Diskutimet me dyer të mbyllura, Gjekmarkaj: Kjo ditë të jetë A-ja në alfabetin e bashkimit të opozitës

Diskutimet me dyer të mbyllura, Gjekmarkaj: Kjo ditë të jetë

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj e ka cilësuar tryezën e mbledhur sot nga Gazment Bardhi një ditë të madhe e cila duhet shënuar si A-ja në alfabetin e bashkimit të opozitës.

Gjekmarkaj theksoi në fjalën e tij se duhet që opozita të shkojë pas shoqërisë dhe të mos pretendojë se shoqëria do të ndjekë opozitën.

Ai vlerësoi se bashkimi nuk dihet të shihet si i vetmi sukses, por si por si një proces mbi arsyen e pritshmëritë që kanë demokratët dhe shoqëria shqiptare.

Agron Gjekmarkaj: Faleminderit Zoti Bardhi. Besoj se kjo është një ditë që ka vlerën e saj simbolike për mesazhin që transmeton. Unë nuk jam nga ata që besoj se bashkimi është suksesi i vetëm. Bashkimi është minimumi pa të cilën nuk mund të fillohet asgjë. Bashkimi nuk është as nuk duhet të jetë një proces as revanshi as inatesh. Duhet të jetë një proces i të menduarit mbi arsyen dhe mbi pritshmëritë që kanë demokratët dhe shoqëria shqiptare.

Unë e kam problem të madh me mënyrën se si PD komunikon me publikun dhe shoqërinë. Unë besoj se opozita duhet ta ndjekë shoqërinë dhe mos pretendojë që shoqëria ta ndjekë atë. Nëse nuk kuptojmë këtë thelb ne sillemi rrotull rreth vetes dhe bëjmë një retorikë thjesht për të mbushur kohën tonë. Mendoj që kjo është një ditë e mirë duhet inkurajuar dhe duhet të vazhdojmë ta quajmë A-ja në alfabetin e bashkimit të opozitës të PD-së.

Të fundit