Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha bën ‘mea culpa’, pranon fajet e PD: Nuk mbrojti interesin kombëtar

Berisha bën ‘mea culpa’, pranon fajet e PD: Nuk mbrojti

Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë ‘mea culpa’ në tryezën e zhvilluar me shoqërinë civile.

Në fjalën e tij, Berisha ka pranuar gabimet e Partisë Demokratike, kur drejtohej nga ish kryetari Lulzim Basha.

Sipas Berishës, PD nuk arriti kurrë të shndërrohet në një forcë të madhe besimi dhe nuk mbrojti interesin kombëtar.

“Partia Demokratike është përgjegjëse në një shkallë shumë të madhe për këtë rrokullisje. Kjo është e vërtetë, sepse me inaktivitetin e saj ajo nuk arriti kurrë të shndërrohet në një forcë të madhe besimi rreth të cilës të bashkohen shqiptarët që do të donin të ndalonin këtë rrokullisje.

Në këto vite ajo nuk mbrojti interesin kombëtar. Ajo pranoi në një mënyrë apo një tjetër, për një arsye apo një tjetër, politika ç’kombëtarizuese, politika antikombëtare”, u shpreh Berisha në takimin me shoqërinë civile.

 

Të fundit