Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Bllakon e liruan pasi ia kërcëlliti dhëmbët Veliajt dhe Ramës

Berisha: Bllakon e liruan pasi ia kërcëlliti dhëmbët Veliajt

Gjatë takimit me banorët e Memaliajt, kryedemokrati Sali Berisha ka folur për lirimin nga burgu të ish-deputetit, Alqi Ballako. Ai tha se lirimi erdhi pas “kërcënimit” që Bllako i bëri kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kreut të qeverisë, Edi Rama.

Lideri i demokratëve tha se kjo dhe rritja e çmimeve është e papranueshme, ndërsa theksoi se do ngrihen në protesta.

“Dje e liruan deputetin pasi ua kërcëlliti dhëmbët Erion Veliajt dhe Edi Ramës. Bllako, që me paratë tuaj, i kishte lidhur një rrogë 10-12 milionë lekë atë atit.

A do e tolerojmë ne këtë? A mund ta pranojmë ne këtë rritje të çmimit të naftës? Jo, sepse është e tëra vjedhje. Pse Kosova dhe Mali i Zi ta kenë 900 lekë më lirë? Kjo sepse Rama ka gjetur Rama ka gjetur naftën, energjinë, si një shpatë mbi kokën e shqiptarëve. Ne do ngrihemi dhe do ngrihemi në protesta të fuqishme”, deklaroi Berisha.

 

Të fundit