Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha dënon vrasjen e policit në Kosovë: Akt kriminal i frymëzuar nga ultranacionalistë të Beogradit

Berisha dënon vrasjen e policit në Kosovë: Akt kriminal i

Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka dënuar sulmin e armatosur në Leposaviç, ku mbeti i vrarë një efektiv i Policisë së Kosovës dhe u plagos një tjetër.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha dënon sulmin terrorist siç e cilëson ai teksa thekson se është sponsorizuar dhe frymëzuar nga Beogradi.

“Sulm terrorist në Liposaviç ndaj policisë së Kosovës. Bie në krye të detyrës një polic dhe plagoset një tjetër.

Banda kriminale serbe në Liposaviç kanë ekzekutuar me atentat një polic të Kosovës dhe plagosur një tjetër. Duke u përulur me nderim të thellë para sakrificës sublime të policit që ra në krye të detyrës dhe shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve, të afërmve të tij, uroj shërim të shpejt të policit të plagosur dhe dënoj me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal, të frymëzuar dhe sponsorizuar nga ultranacionalistë në pushtet të Beogradit. Uroj që autorët e këtij akti të përballen me ligjin me të gjithë forcën e tij”, shkruan Berisha.

 

Të fundit